• e martë, 26 nëntor 2024

Turk: Edhe Izraeli edhe Hamasi kanë kryer krime lufte

Turk: Edhe Izraeli edhe Hamasi kanë kryer krime lufte

Gjenevë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk sot deklaroi se dy të dyja palët në konfliktin midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas kanë kryer krime lufte dhe ka bërë thirrje për një hetim dhe përgjegjësi të autorëve.

"Të dyja palët kanë shkelur qartë të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën humanitare, përfshirë krimet e luftës dhe krimet e tjera të mundshme sipas ligjit ndërkombëtar," tha Turk transmetojnë mediat britanike.

Duke paraqitur raportin vjetor mbi situatën e të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të okupuar ,Turk tha se zyra e tij kishte regjistruar "shumë incidente që mund të përbëjnë krime lufte nga forcat izraelite".

"Ekzistojnë indikacione se forcat izraelite janë përfshirë në të shtëna pa dallim ose gjuajtje proporcionale që është një shkelje e ligjit ndërkombëtar", tha Turk.

Ai shtoi se grupi i armatosur palestinez të cilët lëshojnë raketa pa dallim në të gjithë Izraelin jugor dhe mbajnë pengje, po shkelin gjithashtu ligjin ndërkombëtar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR