• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tuneva: Nuk ka vazhdimësi në informimin për problemin me dhunën e bazuar gjinore

Tuneva: Nuk ka vazhdimësi në informimin për problemin me dhunën e bazuar gjinore

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Nuk qëndron vazhdimësi në informimin për problemin me dhunën në bazë gjinore. Ndërsa, edhe atëherë kur informohet, ajo është e zakonshme gjatë incidenteve ose shënimin e ditëve ndërkombëtare dhe fushatave. Informimi shumë shpesh është sensacional, pa marrë parasysh mbrojtjen e identitetit të viktimës në një dhune të tillë, që megjithatë sjell pasojë nga viktimizimi i sërishëm të viktimës. Në shumë redaksi, veçanërisht në hapësirën onlajn, nuk ka mjaftueshëm dijeni se si të informohet për këto çështje.

Këtë e kanë treguar rezultatet e një sondazhi për raportimet për dhunën e bazuar gjinore, të kryer nga Instituti për Studime të Komunikimit, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullsinë.

Të dhënat janë ndarë në panel-diskutimin e sotëm në Shkup, në organizimin e Institutit për Studime të Komunikimit, me temën "Çfarë bëjmë ne me raportimin (jo)sensitiv gjinor ".

"Ajo që duam të bëjmë është të vazhdojmë të flasim se si mund të përforcohen redaksitë, veçanërisht si mediat mund të kontribuojnë në barazinë gjinore. Zgjedhjet po vijnë, ku është shumë me rëndësi që përmes informimit të afirmohet barazia gjinore", tha në prononcim për MIA-në Marina Tuneva, eksperte për media.

Sasho Bogdanovski, udhëheqës i Repartit për të drejtat e njeriut dhe edukimit mediatik në Agjenci për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, theksoi se me intensivisht janë marrë me dhunën në bazë gjinore gjatë viteve të fundit.

"Agjencia nuk ka pozicione të drejtpërdrejta nga ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, që kanë të bëjnë me këtë çështje, por, në mënyrë indirekte, merremi me korpusin e përgjithshëm të çështjes, që do të thotë ngritje të standareve gazetareske", tha ai për MIA-n.

Leunora Kaliqi, kryetarja e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë, tha se sipas asaj që shihet për çdo ditë dhe sipas peticioneve deri te Këshilli për etikë në media, 90 për qind nga mediat që i shkelin të drejtat profesionale dhe etike të raportimit, kanë të bëjnë me mediat onllajn. Ajo tha se kontrolli i informacioneve duhet të jetë shtyllë e çdo informimi. ss/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR