• e diel, 13 tetor 2024

Tuhel në negociata për selektor të Anglisë

Tuhel në negociata për selektor të Anglisë

Berlin, 12 tetor 2024 (MIA) - Ish trajneri i Baernit, Çellzit, PSZH-së dhe Borusia Dortmund, Tomas Tuhel është në negociata me Federatën Angleze të Futbollit (FA) për postin e selektorit, njoftuan mbrëmë mediat gjermane.

Geret Sautgejt u largua nga kolltuku i selektorit pasi Anglia u mund në finalen e Kampionatit Evropian për herë të dytë radhazi: në vitin 2021, anglezët humbën në finalen e Vembli nga Italia, dhe në korrik të këtij viti u mundën në Berlin nga Spanja.

Në vend të tij u emërua ish selektori i kombëtares së re të Anglisë, Li Karsli, i cili pas humbjes në terrenin vendor nga Greqia (1-2) në Ligën e Kombeve, u kritikua ashpër nga mediat.

Tuhel, i cili me Çelzin fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021, u largua nga Baerni në fund të sezonit të kaluar pasi bavarezët nuk arritën të fitojnë një trofe për herë të parë që nga viti 2012.

Si selektor potencial anglez përmendet edhe Pep Guardiola, i cili ka kontratë me Mançester Sitin deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. sa/

FOTO: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR