• e shtunë, 29 qershor 2024

Tuhel: Në Çellsi më kanë vlerësuar më shumë se në Bajern

Tuhel: Në Çellsi më kanë vlerësuar më shumë se në Bajern

Londër, 16 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Bajern Muhihut, Tomas Tuhel, e krahasoi raportin ndaj tij në Gjermani dhe Angli. 

"Një pyetje shumë e thjeshtë. E ndjej se në Gjermani jemi shumë kritikues ndaj njëri - tjetrit, veçanërisht ndaj lojtarëve dhe trajnerëve. Kjo gjë është shumë vështirë që të çrrënjoset - kjo pasqyrë, kjo filozofi është ruajtur shumë vite. Po, në Angli ndjeva një mirënjohje të madhe për veten", deklaroi Tuhel për "Goal".

Trajneri e shpiu Çellsin në trofeun e Ligës së Kampionëve, Superkupën UEFA dhe Kampionatin Botëror për klube nga viti 2021 deri në vitin 2022. 

Që nga viti 2023, 50-vjeçari është trajneri kryesor i Bajernit. Për momentin bavarezët nën udhëheqjen e tij e kanë vendin e dytë në renditjen në Bundesligë, duke fituar 41 pikë nga 16 ndeshje. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR