• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Tufegxhiq: Nuk është paraparë shkarkim i kryetarit të Këshillit

Tufegxhiq: Nuk është paraparë shkarkim i kryetarit të Këshillit

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Avokati Vlladimir Tufegxhiq sonte deklaroi se nuk është paraparë procedurë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit gjyqësor.

“Konfom ligjit, është e vërtetë se nuk ka dhe nuk është paraparë shkarkim i kryetarit të Këshillit, ndërsa situata faktike është se kryetari i zgjedhur nuk ka shumicë të cilën e humbi me shtatë vota. Në rrethana të tilla edhe nëse ai kryetar vazhdon të marrë pjesë në seancat e Këshillit gjyqësor, për asnjë pikë nuk do të ketë shumicën e nevojshme. Procedurë për shkarkimin e kryetarit nuk është paraparë”, ka thënë Tufegxhiq në emisionin “24 Otvoreno” në TV 24.

Avokati potencon se nëse nuk ndërmerren masa për këtë situatë në të cilën ndodhet Këshilli gjyqësor, “autoriteti i Gjykatës së Lartë do të ndikojë që të tejkalohen këto situata”.

FOTO: TV 24

QËNDRONI TË LIDHUR