• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tubim shkencor "80 vite nga holokausti i hebrenjve maqedonas": Që të mos përhapet, antisemitizmi duhet të parandalohet

Tubim shkencor

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Dukuria e antisemitizmit, rritja e të cilit, për fat të keq, është evidente në vitet e fundit. posaçërisht në Evropë, është lloj i paralajmërimit të hershëm për secilën bashkësi. Edhe pse fillon si urrejtje e kahëzuar drejt hebrenjve, ai asnjëherë nuk përfundon vetëm me hebrenjtë, sepse shpejtë kthehet edhe kundër kategorive të tjera të ndryshme dhe të ndjeshme të njerëzve. Që të mos përhapet, antisemitizmi duhet të parandalohet. Kjo bëhet me kundërshtim të revizionizmit historik dhe mësimit të së vërtetës historike për Holokaustin, përmes edukimit të të rinjve dhe ngritjes së vetëdijes në opinion. Por, njëkohësisht, edhe me sanksionimin e çdo lloji të tentimit për mohim, minimizim, miratim apo arsyetim të holokaustit dhe veprave të kryera nga regjimet nacional-socialiste siç bëmë ne me nivelizimet e fundit të Kodit penal me të cilat e sanksionuam antisemitizmin.

Këtë e theksoi presidenti, Stevo Pendarovski në fjalimin në tubimin shkencor me temë: "80 vite nga holokausti i hebrenjve maqedonas" që u mbajt sot në ASHAM.

"Qëllimi i nazistëve dhe aleatëvetë tyre fashistë nuk ishte vetëm të shkatërrohen hebrenjtë, por edhe të fshihet kujtimi për ekzistimin e tyre. Që të mos lejojmë viktimat të vriten edhe për herë të dytë, ne duhet ta ruajmë kujtimin për ta. Maqedonia e Veriut duhet ta mbështesë Qendrën memoriale të Holokaustit të hebrenjve maqedonas dhe çdo prpjekt hulumtues në përpjekjet për t'u ruajtur përkujtimi për bashkëqytetarët tanë hebrenj të cilët u vranë në kampin e vdekjes, Treblinka. Por, përveç kujtimeve për viktimat, ne duhet të kujdesemi edhe për kujtime e të mbijetuarve dhe të atyre të cilët ndihmuan që të shpëtohen hebrenjtë", tha presidenti Pendarovski.

Akademiku Vllado Kambovski, udhëheqës i Qendrës për hulumtime strategjike "Ksente Bogoev" pranë ASHAM-it, mes tjerash theksoi se analiza shkencore në aspektin ndërkombëtar - juridik të Holokaustit të hebrenjve maqedonas është bazë për kualifikim të pamohueshëm të të gjitha elementeve të krimeve të kryera nga ana e Gjermanisë dhe Bullgarisë së atëhershme në Maqedoni, Serbi jugore (Pirot dhe rrethinë) so dhe pjesë të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Trakisë si pjesë e Greqisë, të cilat kulmuan me deportimin e 11 343 hebrenjve, prej të cilëve 7 144 hebrenj maqedonas në kampete vdekjes.

Goran Sadikario, drejtor kryesor dhe ekzekutiv i Fondit të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia theksoi se tubimi i sotëm ka për qëlim jo vetëm ta mbrojë të vërtetën historike dhe t'i kundërshtojë tentimet për fshirje të dëshmive për Holokaustin, por edhe të tregojë për antisemitizmin në rritje dhe këtu pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit të 7 tetorit të këtij viti, në atë se edhe sot hebrenjtë sërish jetojnë në frikë kudo në botë.

Organizues të tubimit shkencor janë Qendra për hulumtime stratrgjike "Ksente B ogoev" pranë Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë së Veriut, nën patronatin e presidentit Pendarovski dhe në bashkëpunim me Shoqatën filozofike të Maqedonisë, Komunitetin hebraik në Republikën e Maqedonisë dhe Fondin e holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, ndërsa i kushtohet akademikut Ivan Dejanov, propozues i ndërtimit të muzeut të parë evropian të holokaustit në Shkup. ab/

Foto: BHRMV - Bashkësia hebraike në RМV 

QËNDRONI TË LIDHUR