• e premte, 05 dhjetor 2025

Tubim i qytetarëve në Aerodrom, kërkohet zgjidhje urgjente e problemit në Vardarishte dhe sigurim i vazhdueshëm i lokacionit

Tubim i qytetarëve në Aerodrom, kërkohet zgjidhje urgjente e problemit në Vardarishte dhe sigurim i vazhdueshëm i lokacionit

Shkup, 10 shtator 2025 (MIA) – Marrjen urgjente të masave për shuarjen e zjarreve aktive në Vardarishte, sigurim i vazhdueshëm i lokacionit për parandalimin e zjarreve të reja, vendosje të rrethojës dhe kamerave në shumë pika, si dhe dyfishim urgjent të mjeteve financiare dhe reformë të plotë të sistemit të menaxhimit me mbeturina, kërkojnë qytetarët të cilët sot pasdite në shenjë proteste e bllokuan udhëkryqin te parku “Avionçe” në Aerodrom. 

Nga Nisma Qytetare “Stop për Vardarishten”, e cila është organizatore e protestës, në një deklaratë për mediat porositën se dëshirojnë të njoftojnë publikun dhe institucionet kompetente për problemin serioz dhe të vazhdueshëm me djegien e deponisë Vardarishte, që rezulton në ndotje të përditshme të ajrit, tokës dhe ujit në Shkup dhe zonën përreth, duke theksuar se ky problem nuk është i ri, por frekuenca dhe intensiteti i tij në muajt e fundit kanë arritur në një nivel alarmant.

Nga institucionet kompetente kërkojnë edhe formimin e komisionit të pavarur për hetimin e shkaqeve për ndezjen dhe përgjegjësi. 

“Kjo nuk është vetëm një çështje ekologjike - kjo është një çështje e sigurisë së shëndetit publik. Çdo ditë pa veprim do të thotë edhe një ditë tjetër në të cilën fëmijët, të rriturit dhe të gjithë qytetarët thithin helme. Mjaft! Vardarishtja nuk duhet të digjet më”, porositën nga Nisma Qytetare, duke theksuar se "këto aktivitete nuk duhet të përdoren për fushata promovuese politike ose agjenda të organizatave të caktuara, pavarësisht se kë njihni nga skena politike në këtë tubim".

Tubimi i parë ishte organizuar javën e kaluar përmes thirrjes në rrjetet sociale dhe vazhdon me kërkesë për zgjidhjen e problemit me deponinë Vardarishte. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR