• e martë, 21 janar 2025

Tryeza e tretë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshill Gjyqësor

Tryeza e tretë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshill Gjyqësor

Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë sot në Gjykatën e Apelit Shtip do të mbahet tryezë e rrumbullakët për nevojën për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, ngjarja është në bashkëpunim dhe me mbështetje të projektit Mbështetje e BE-së për sundim të drejtësisë.

"Qëllimi i ngjarjes është nxitja e debatit të ekspertëve për përmbajtjen e propozim-amandamenteve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të përgatitur nga grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë", thonë nga Ministria.

Tryeza e rrumbullakët është e treta nga disa aktivitete konsultative të organizuara nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim sigurimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës që do të kontribuojë në përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon punën e Këshillit Gjyqësor. Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR