• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët "Zbatim më i madh i masave alternativë"

Tryezë e rrumbullakët

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Ndërtimi i kapaciteteve dhe rritja e njohurive të institucioneve kyçe në procesin e zbatimit të masave alternative, si deri te balancimi më efektiv ndërmjet avantazheve dhe disavantazheve në raste të veçanta dhe ballafaqimi efektiv me sfidat gjatë aplikimit të masave alternative, janë temat që do të diskutohen sot në tryezën “Aplikimi më i madh i masave alternative”, në organizim të ekipit të projektit “Mbështeje e BE-së për sundimin e ligjit”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi përfundimtar, siç njoftuan organizatorët, është të arrihet stimulimi i masave jo-burg, të cilat sigurojnë një ekuilibër midis të drejtave të autorit, të drejtave të viktimës dhe interesit të shoqërisë, gjegjësisht dënimin me burg të zbatohet si mjeti i fundit.

Në këtë aktivitet fjalime përshëndetëse do të kenë Dejvid Gir, ambasador i Bashkimit Evropian në
Maqedonia e Veriut, Viktoria Avramovska Madiq, zëvendësministre e Drejtësisë, Jovica
Stojanoviç, drejtor i Administratës për zbatimin e sanksioneve dhe Barbara Ligël, udhëheqëse e
komponenti – Të drejtat themelore dhe të njeriut në projektin “Mbështetja e BE-së për sundimin e drejtësisë”.

Projekti financohet plotësisht nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Ludvig Bolcman Geselshaft - Instituti për të drejtat themelore dhe të drejta të njeriut (LBI-GMR), Ministria e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike të Kroacisë dhe Qendra për bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.

Kohëzgjatja e projektit është 36 muaj me një zgjatje të planifikuar për 6 muaj shtesë me buxhet prej 10.25 milionë eurove. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR