• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët "Parandaloni, përgjigjuni, mbroni: Si të forcohet lufta kundër dhunës në familje në Republikën e Maqedonisë së Veriut"

Tryezë e rrumbullakët

 Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA)  -  Me rastin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, Misioni i OSBE-së në Shkup sot organizon tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërive civile të cilat punojnë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore.

 Siç është paralajmëruar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në tryezën e rrumbullakët do të bisedohet për mënyrat për forcimin e  përgjigjes multisektoriale që nevojitet që të dorcohet lufta kundër dhunës me bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut. Në këtë drejtim, thuhet në paralajmërimin, është me rëndësi të jashtëzakonshme që institucionet dhe shoqëria civile të punojnë së bashku me një qasje të orientuar ndaj viktimës.

 Në tryezën e rrumbullakët janë paralajmëruar fjalimet e Zonjës së Parë Elizabeta Gjorgievska, shefit të misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Kilian Val, ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadores së Suedisë, Ami Larson Jain.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR