• e premte, 05 dhjetor 2025

Tryezë e rrumbullakët: Me tempon e tanishme të "mbylljes" së hendekut gjinor, Maqedonisë do t'i nevojiten 57 vite të arrihet barazia gjinore

Tryezë e rrumbullakët: Me tempon e tanishme të

Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Gratë në Maqedoni ende shihen si dikush që duhet të kujdeset për familjen, ndërsa burrat si si dikush që duhet të fitojë. Paragjykimet dhe stereotipet dominojnë, ndërsa me tempin e tnaishme të "bylljes" së hendekut aktual gjinor, shtetit do t'i nevojiten 57 vite për t'u arritur barazia gjinore, u tha në tryezën e sotme të rumbullakët "Avancimi i barazisë gjinore në lidership dhe menaxhim", që u mbajt në Odën ekonomike.

Siç theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për momentin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka tre gra, pesë gra janë zëvendësministre, ndërsa vendi ka presidente grua, ndërkaq që pati edhe një grua për guvernatore.

"Në Maqedoni të Veriut po ndërmarrim hapa konkret përharmonizim me Direktivën e BE-së për gra në këshillat drejtues dhe për përforcim të rolit të grave në procesin e sjelljes së vendimeve në institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetëore. Megjithatë, gjithashtu pranojmë se transformimi kërkon më shumë se rregullativë - kërkon përfaqësim, mentorim dhe guxim", tha Bozhinovska.

Ky, shtoi, është diskutim për fuqinë - që e mban, si ndahet dhe si ndërtojmë sisteme ku gratë nuk janë përjashtim, por rregull në lidership.

"Si ambasador i Aleancës së grave në këshillat drejtues për Maqedoninë e Veriut, besoj thellësisht se barazia gjinore nuk është vetëm çështje e drejtësisë, por edhe përshjte e përparimit. Të dhënat janë të qarta: kompanitë me lidership të llojllojshëm punojnë më mirë, inovojnë më shumë dhe ndërtojnë besim më të fuqishëm me bashkësitë e veta. Por, gjithashtu e dimë se ligjet dhe politikat vetvetiu nuk mund ta ndryshojnë kulturën. Nevojitet përkushtim - nga qeveritë, bizneset dhe nga secili pej nesh - në mënyrë që të hapen dyert që ishin mbyllur shumë gjatë", tha Bozhinovska.

Ministrja përmendi se mbështtja është shumë e rëndësishme. Gratë duhet të kenë mundësi, ndërsa profesionalizmi, kompetenca dhe cilësia janë me rëndësi thelbësore.

Siç u tha në tryezën e rrumbullakët, Direktiva e BE-së për gratë në këshillat drejtues parasheh dy rrugë të qarta të harmonizimit për kompanitë e listuara: së paku 40 për qind e vendeve të drejtorëve joekzekutivë apo 33 për qind e të gjitha pozitave në këshilla t'i takojnë gjinisë më pak të përfaqësuar deri më 30 qershor 2026, me njoftim të obligueshëm vjetor, masa korrigjuese dhe, ku nevojitet, sanksione si gjoba apo anulim të emërimeve që nuk janë në pajtim me rregullativën.

Euroambasadori Mihalis Rokas në fjalim tha se Maqedonia e Veriut, si vend kandidate për anëtarësim në BE ka bërë përpjekje për avancimin e barazisë gjinore me rritje të pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, por implementimi, vlerësoi, akoma është jo i barabartë.

"zgjedhjet e kohëmëparshme e treguan atë. Gjërat mund të ishin bërë shumë më mirë, por ai është qëllimi ynë - të punojmë bashkarisht për avancimin e integrimin e perspektivës gjinore. bashkarisht mund t'i intensifikojmë përpjekjet që Maqedonia e Veriut të harmonizohet me legjislaturën e BE-së për përforcimin e lidershipit të grave", theksoi Rokas.

Sipas tij, mungesa e politikave të ndjeshme gjinore e pengon avancimine grave.

"Nevojiten trajnime, lidership, mentorim dhe buxhetim i ndjeshëm ndaj gjinisë që të arrihen ndryshime të mëdha, ndërsa për të gjithë këtë nevojitet partneritet mes qeverive, bizneseve dhe shoqërisë civile, përmendi euroambasadori.

Ai porositi se vullneti politik është nga vlera thelbësore për barazinë gjinore.

"Ndërtimi i aleancave mes partive politike është nga vlera thelbësore për arritjen e këtij qëllimi. Barazia gjinore duhet të shihet si një element thelbësor për menaxhim të mirë dhe progres të shoqërive. Barazia gjinore nuk është vetëm qëllim politik, por bëhet fjalë për progres kolektiv. Gratë duhet ta kenë vendin e tyre në çdo tryezë për vendimmarrje. Shoqëritë tona më nuk mund të përballojnë më ta lënë gjysmën e potencialit, ky është reflektim i zgjuarsisë. Pjesëmarrja e plotë e grave në lidership në të gjithë sektorët në politikë, biznes ose shoqëri civile është nga vlera thelbësore për ndërtimin e një të ardhme gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Kjo çështje është e lidhur ngushtë me vlerat e BE-së. Kur gratë të ndërmarrin pozita drejtuese, institucionet bëhen më transparente, llogaridhënëse dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve. Lidershipi me barazinë gjinore ka rezultate më të mira në menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e kompanive. Ata me më shumë gra në pozita udhëheqëse tregojnë menaxhim më të mirë me rreziqet jo vetëm një imperativ shoqëror por edhe një strategji për rritje ekonomike. Banka Botërore ka treguar në studimet e saj se nëse kemi sukses jo vetëm në lidership, por edhe nëse kemi pjesëmarrje të barabartë në tregun e punës, mund të arrijmë midis 10 dhe 15 përqind rritje të PBB-së në secilin vend", nënvizoi Rokas.

Tanja Mihajlovska Dimitrievska, ambasadore kryesore e Women on Boards Adria (WOBA) për Maqedoninë e Veriut, deklaroi se vendi ka talent, por ende i mungon një mekanizëm ligjor që do t’i bënte këshillat e balancuara si rregull, jo përjashtim.

Në tryezën e rrumbullakët "Përparimi i barazisë gjinore në lidership dhe menaxhim", që e organizuan Women on Boards Adria (WOBA) dhe Banka Evropiane e Investimeve  (BEI), e pranishme ishte edhe Irena Radoviq, guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe themeluese e Women on Boards Montenegro 2023–2026. Ajo u kthye edhe në progresin e Malit të Zi në avancimin e barazisë gjinore në lidership. Ajo theksoi se sipas Ligjit të ndryshuar për shoqata ekonomike, Mali i Zi i zbaton objektivat e BE-së, të mbështetura nga gjobat, ndërsa nga 30 qershori i vitit 2026 Regjistri Qendror do të jetë në gjendje të refuzojë regjistrimin e anëtarëve të menaxhmentit që nuk i përmbahen rregullave.

Karmen Nithamer, specialiste e shquar për çështje gjinore në BEI, sqaroi pse kjo temë është e rëndësishme edhe për rritjen dhe menaxhimin.

"Lidershipi i grave është i rëndësishëm edhe për veprimin klimatik. Kompanitë me të paktën 30 për qind të grave në këshilla tejkalojnë konkurrentët në ambicie dhe transparencë të politikave klimatike. Kur më shumë perspektiva vijnë në organet udhëheqëse, kompanitë i njohin rreziqet më herët, mbështesin strategji më të forta dhe tërheqin talentë. Në nivel sistematik, kjo çon në produktivitet më të lartë dhe ekonomi më të forta, prandaj ne integrojmë perspektivat gjinore në operacionet tona të financimit, këshillimit dhe klimës", tha Nithamer.

Një nga konkluzionet e tryezës së rrumbullakët ishte se arritja e barazisë gjinore në kuadër të strukturave udhëheqëse të kompanive mund ta rrisë PBB-në e Evropës në tre trilionë euro deri në vitin 2050. ab/sa/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR