• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët "Diabeti pranë zemrës te pacientët me diabet"

Tryezë e rrumbullakët

 Shkup, 25 shtator 2024 (MIA)  - Tryezë e rrumbullakët me temë "Diabeti afër zemrës te pacientët me diabet" do të mbahet sot në Shkup,  në organizim të Lidhjes së Shoqatës së Diabetikëve të Maqedonisë së Veriut (LSHDMV).

Kryetari i LSHDMV-së do të prezantojë rezultate nga një studim për diabetin dhe komplikimet që e pasojnë, me qëllim, siç thuhet në paralajmërim, për t'i kuptuar dhe përballuar më mirë sfidat që sjellin ndërlikimet. 

 Gjithashtu,  do të diskutohet  për prioritetet në drejtim të kuptimit të nevojës për zbulimin, monitorimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si një ndërlikim i diabetit, me të cilin përballen mjeku i familjes, endokrinologu, kardiologët dhe farmacistët në sistemin tonë shëndetësor, paralajmërojnë organizatorët.

 

QËNDRONI TË LIDHUR