• e premte, 05 dhjetor 2025

Tryezë e rrumbullakët "Avancim i barazisë gjinore në lidership dhe menaxhim"

Tryezë e rrumbullakët

Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Tryezë e rrumbullakët me temë "Avancimi i barazisë gjinore në lidership dhe menaxhim" do të mbahet sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me pjesëmarrjen e kreatorëve të politikave, ekspertëve dhe liderëve të biznesit nga Ballkani Perëndimor.

Ngjarja është nën organizim të Women on Boards Adria (ËOBA) dhe Bankës Evropiane të Investimeve (EIB).
Fjalët hapëse do të mbajnë Bjorn Gabriel, përfaqësues i EIB në vend, Biljana Brejtvejt, kryetare e WOBA, ambasadori i BE-së Mihailis Rokas, si dhe Tanja Mihajlovska Dimitrievska, ambasadore kryesore e WOBA për Maqedoninë e Veriut.

Fjalime kryesore do të mbajnë Irena Radoviq, guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe themeluese e Women on Boards Montenegro dhe Karmen Nithamer, specialiste e lartë për barazi gjinore në EIB.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR