• e diel, 22 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët "Arsimimi antikorruptues - qasje dhe sfida"

Tryezë e rrumbullakët

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Tryezë e rrumbullakët "Arsimimi antikorruptues - saqje dhe sfida", do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qeverisë, zyrta e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër drogës dhe krimit (UNDOC) dhe Agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, fjalime hyrëse në ngjarje do të kenë zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, Vlladimir Georgiev, anëtar i Komiionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe përfaqësues të UNDOC dhe të Ambasadës gjermane në vend.
 
"Tryeza e rrumbullakët do të përfshijë diskutime për përvoja dhe mundësi të ndryshme për dizajnim dhe zbatim të arsimimit antokorruptues në shkolla, si dhe ndërtim të partneriteteve dhe rrjeteve për përmirësim të këtij aspekti në sistemin arsimor", qëndron në kumtesë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR