• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Trupi i Navallnit iu dorëzua nënës së tij

Trupi i Navallnit iu dorëzua nënës së tij

Moskë, 24 shkurt 2024 (MIA) - Trupi i opozitarit rus, Aleksej Navallni i është kthyer nënës së tij, kumtoi zëdhënësja e tij, Kira Jarmush në X.

"Ljudmilla Ivanova ende është në Salehard. Varrimi pritet akoma. Nuk e dimë nëse autoritetet do të përzihen për t'u bërë siç dëshirpon familja dhe siç meriton Aleksej. Do t'ju njoftojmë sapo të ketë risi", shkroi Jarmush.

Ajo i falënderoi të gjithë që kërkuan të kthehet trupi i tij. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR