• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trupat franceze do të fillojnë tërheqjen nga Nigeri 'këtë javë'

Trupat franceze do të fillojnë tërheqjen nga Nigeri 'këtë javë'

Paris, 5 tetor 2023 (MIA) - Trupat franceze do të fillojnë të tërhiqen nga Nigeri "këtë javë", kumtoi Parisi, pas mospajtimeve me huntën ushtarake në pushtet pas grushtit të shtetit të korrikut.

"Do ta fillojmë operacionin tonë për tërheqje këtë javë, në mënyrë të sigurt edhe në bashkërendim me nigerianët", bëri të ditur shtabi ushtarak.

Njoftimi vjen një javë pasi që ambasadori francez në Niamej u kthye në vend nën presionin e regjimit.

Presidenti Emanuel Makron me 24 shtator paralajmëroi hyrjen e 1.400 ushtarëve francezë "deri në fund të vitit".

Ushtarët e Parisit ishin në Niger si pjesë e luftës më të gjerë kundër xhihadistëve përmes rajonit Sahel.

Rreth 400 janë të sistemuar së bashku me ushtarët lokalë në veriperendim të Nigerit, në afërsi të kufijve të saj me Burkina Fason dhe Malin. ss/mb/

FOTO: arkivi MIA-s  

QËNDRONI TË LIDHUR