• e diel, 22 dhjetor 2024

Trupat e 19 emigrantëve u gjetën në brigjet e Tunizisë

Trupat e 19 emigrantëve u gjetën në brigjet e Tunizisë

Tunis, 24 prill 2024 (MIA) - Trupat e 19 personave janë gjetur në afërsi të bregut të Tunizisë, një nga  pikat kryesore për hyrje të emigrantëve të cilët duan ta kalojnë Detin Mesdhe në Evropë, ndërsa policia ka arrestuar pesë kontrabandistë. 

 Roja bregdetare e Tunizisë bëri të ditur se ka gjetur trupat të martën në afërsi  të qyteteve portuale të Mahdias dhe Sfaks, qyteti i dytë më i madh i vendit ku emigrantët janë përleshur me policinë javët e fundit.

 Edhe krahas rreziqeve, emigrantët vazhdojnë të përpiqen të kalojnë nga Afrika e Veriut në Evropë, duke udhëtuar me varkë nëpër Mesdhe nga Maroku, Algjeria, Tunizia dhe Libia për në Itali, Greqi, Maltë dhe Ishujt Kanarie të Spanjës. Më shumë se 49.000 njerëz erdhën në Evropë përmes detit këtë vit, duke përfshirë më shumë se 7.000 nga Tunizia në Itali.

 Shumë të tjerë kanë tentuar ta kalojnë këtë rutë, duke përfshirë mijëra të cilët janë hasur nga autoritetet e Afrikës së Veriut, ndërsa vlerësohet se 473 persona janë të vdekur ose të zhdukur, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion të KB-së.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR