• e diel, 22 dhjetor 2024

Trofeu i parë për Mançester Sitin në Ligën e kampionëve

Trofeu i parë për Mançester Sitin në Ligën e kampionëve

Stamboll, 10 qershor 2023 (MIA) – Mançester Siti për herë të parë në historinë e klubit është bërë kampion i Evropës në futboll.

“Qytetarët” në Stamboll në finalen e Ligës së kampionëve e mposhtën Interin me rezultat 1:0.

Fituesi u vendos nga spanjolli Rodri i cili në minutën e 68-të të takimit e shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola këtë sezon po feston titullin e trefishtë. Më parë, Siti e fitoi Premier ligën angleze dhe trofeun e FA Kupës.

Mançester Siti pa humbje e mbyll sezonin në garën elitare dhe bëhet skuadra e gjashtë angleze që fiton Ligën e kampionëve. Më herët në turneun kryesor evropian fitore kanë shënuar, Mançester Junajtedi, Liverpuli, Notingem Foresti, Aston Villa dhe Çelzi.

Interi mbetet në tre titujt nga e kaluara, ndërsa skuadrat italiane mbetën pa ndonjë një trofe në Kupat evropiane për sezonin 2022/23 edhe krahas pjesëmarrjes në tre finalet, (Roma në Ligën e Evropës dhe Fiorentina në Ligën e Konferencës). 

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR