• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tripunovski: Shpallje të dedikuara, subvencione të rregullta për blegtorët, janë vetëm një pjesë e vogël e masave me të cilat blegtoria në Maqedoni do të rikthehet

Tripunovski: Shpallje të dedikuara, subvencione të rregullta për blegtorët, janë vetëm një pjesë e vogël e masave me të cilat blegtoria në Maqedoni do të rikthehet

Shkup, 14 nëntor 2024

“Maqedonia sot ka mbi 100.000 lopë më pak se sa ka pasur dikur. Dhe kjo është për shkak të menaxhimit të gabuar gjatë periudhës së kaluar,” theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin e djeshëm “Argument Plus” në TV24.

“Për një litër qumësht të dorëzuar në kapacitet për grumbullim dhe përpunim, subvencionet kishin vonesë prej 18 muajsh të papaguara. Ndërsa ne deri tani kemi paguar për thuajse një vit. Gjatë periudhës së ardhshme po përgatitemi për të paguar edhe subvencionet e tjera të mbetura. Të gjitha me qëllimin për të arritur në zero dhe për të treguar se shteti me të vërtetë kujdeset për bujqit,” sqaroi ai.

Ministri Tripunovski theksoi se duhet menduar edhe për rritjen e fondit blegtoral.

“Si do ta arrijmë rritjen e fondit blegtoral? Kjo nuk është e thjeshtë dhe duhet theksuar. Nevojiten shpallje të dedikuara për tokë bujqësore për blegtorët; çdo person që dëshiron të merret me blegtori ose të rrisë kope duhet të ketë tokë. Përndryshe, rentabiliteti është në zero ose në humbje të thellë dhe nuk kemi parashikueshmëri në prodhim,” përfundoi ministri.

“Shpallje të dedikuara, subvencione të përkohshme, rikthim të kategorive të subvencioneve siç është për viç femër që deri tani ishin përjashtuar. Sepse, nëse nuk stimuloni dikë që të mbajë të rinjtë nga lopa për të qenë individë të rritur, nuk kemi zgjerim të kopeve,” sqaroi ai.

Ministri shtoi se është e nevojshme të mbështetet masa për blerjen e potencialit gjenetik cilësor në blegtori, për të rritur prodhimin pas adaptimit.

“Këto janë një grup masash me të cilat synojmë të arrijmë në një situatë ku në tregjet maqedonase raftet do të jenë të mbushura me qumësht maqedonas,” theksoi ai.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR