• e premte, 05 dhjetor 2025

Tripunovski: Nuk ka rrezik për fondet IPARD, rasti me drejtorin e AMBZHR duhet të hetohet deri në fund

Tripunovski: Nuk ka rrezik për fondet IPARD, rasti me drejtorin e AMBZHR duhet të hetohet deri në fund

 Shkup, 8 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski apelon që rasti me drejtorin e Agjencisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të hetohet deri në fund. Ky rast, sipas Tripunovskit, është një tregues se ligjet vlejnë njësoj për funksionarët aktualë dhe të mëparshëm. Sipas Tripunovskit, nuk ka kërcënim për fondet IPARD ose pagesat kombëtare që kemi si shtet.

 "Qeveria po tregon një luftë joselektive kundër korrupsionit dhe abuzimit të pozitës zytyre. Raste të tilla nuk kanë ndodhur në të kaluarën, disi qeveria e mëparshme donte të mbulonte çdo krim. Nën presionin e publikut, mund të ishte ndërmarrë një lloj aktiviteti, më shumë një pretendim sesa një vepër. I inkurajoj institucionet kompetente që ta hetojnë të gjithë rastin deri në fund, sepse vetëm në atë mënyrë do të jemi në gjendje të parandalojmë çdo veprim të ardhshëm në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse janë persona juridikë apo individë, nëse kanë ndonjë të dhënë për raste të tilla, t'i raportojnë ato, sepse vetëm në atë mënyrë mund të veprojmë ndaj çdo veprimi devijant ose të paligjshëm,  deklaroi sot Tripunovski.

 Lidhur me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij nga funksioni i ministrit, Tripunovski thotë se nuk sheh asnjë lidhje.

 "Dua të potencoj se Agjencia është një institucion i veçantë, i cili ka një menaxhment të veçantë, një organ drejtues të veçantë, kështu që nuk shoh asnjë lidhje. Prandaj, apeloj që të hetohet ky rast deri në fund dhe, nëse ka përgjegjësi, të veprohet në përputhje me ligjin", tha Tripunovski.

 Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u kap duke pranuar një ryshfet prej 400 euro nga 50.000 eurot e premtuara me qëllim që të nënshkruante një dokument që do të siguronte përdorimin e fondeve nga programi IPARD për një kompani që nuk i plotëson kushtet.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR