• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tripunovski: Një kompani turke e interesuar për të investuar në shtet

Tripunovski: Një kompani turke e interesuar për të investuar në shtet

 Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski sot është takuar me përfaqësues të një kompanie turke që prodhon dhe përpunon lajthi dhe produkte të ëmbëlsirave.

"Kam pasur një takim pune me përfaqësues të një kompanie turke, investitor potencial në Maqedoni, që prodhon dhe përpunon lajthi dhe produkte të ëmbëlsirave. Kjo është një kompani që ka një qarkullim vjetor mbi 40 milionë dollarë dhe i eksporton produktet e saj në 30 vende të botës", ka shkruar ministri Tripunovski në Fejsbuk. 

 Ai shton se përfaqësuesit e kompanisë turke prezantuan investimin e tyre afarist me theks të veçantë në pjesën e blerjes, prodhimit dhe përpunimit të lajthive me vizion për hapjen e një fabrike ëmbëlsirash.

 "Po hapim tregje të reja për fermerët e Maqedonis së Veriut, së bashku për prodhim të qëndrueshëm dhe të rritur", thekson Tripunovski në postimin në rrjetin social.

 Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR