• e premte, 06 mars 2026

Tripunovski: Kemi rritje të grumbullimit për 15 për qind dhe të eksportit për 5,5 për qind

Tripunovski: Kemi rritje të grumbullimit për 15 për qind dhe të eksportit për 5,5 për qind

Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Nëse i krahasojmë shifrat e vitit 2025 me vitin 2024 dhe vitet paraprake, mund të vërejmë një rritje serioze në industrinë përpunuese prej 3,6 për qind. Ajo që është edhe më e rëndësishme është analiza sipas tremujorëve në vitin 2025, veçanërisht në pjesën e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore, që paraqet një nga treguesit më relevantë për sasinë e prodhimit vendor. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, blerja dhe shitja e produkteve bujqësore arriti në rreth 12,5 miliardë denarë, që është 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2024. Një trend i ngjashëm pozitiv është vërejtur edhe në tremujorët e tjerë, që do të thotë se prodhimi vendas në aspektin sasior është në rritje, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në panel diskutimin "Rritja Ekonomike - Siguria Ekonomike e Qytetarëve" që u mbajt në Qeveri.

Ai shtoi se viti ka qenë i suksesshëm pavarësisht kushteve të pafavorshme klimatike.

"Nëse e analizojmë gjithë vitin në tërësi, jo vetëm në pjesën e grumbullimit dhe shitjes, por edhe në eksportin e produkteve bujqësore, shënojmë rritje prej rreth 5,5 për qind krahasuar me vitin 2024. Ky është një tregues i qartë se prodhimi bujqësor po lëviz në drejtim pozitiv dhe se po e rrisim prodhimin e ushqimit", theksoi Tripunovski.

Ministri theksoi se këto rezultate janë rezultat i politikave të mira të Qeverisë, krijimit të masave intervenuese, stabilizimit të sektorit dhe pagesës së detyrimeve të prapambetura. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR