• e premte, 05 dhjetor 2025

Tripunovski: Këtë vit pritet të rritet për 25 për qind një rendiment i rrushit dhe çmime më të larta të blerjeve për mbështetje të zhvillimit të vreshtarisë së Maqedonisë

Tripunovski: Këtë vit pritet të rritet për 25 për qind një rendiment i rrushit dhe çmime më të larta të blerjeve për mbështetje të zhvillimit të vreshtarisë së Maqedonisë

Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Rritja prej 25 për qind të rendimentit në krahasim me vitin e kaluar, përkatësisht një korrje prej mbi 100 milionë kilogramë rrush, janë pritshmëritë për këtë vit. Çmimi për blerje të rrushit "smederevka" për vjeljen e vitit 2025 është 18,90 denarë, ndërsa për rrushin "vranec" 21,30 denarë, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. 

Në deklaratën e dhënë para fillimit të konferenecës "E ardhmja e vreshtarisë: Inovacionet, standardet dhe zhvillim i qëndrueshëm" në të cilën ekspertë vendas dhe të huaj do të flasin mbi konceptet, aktivitetet dhe propozimet për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vreshtaria, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimatike, Tipunovski vlerësoi se kjo parasheh përparim serioz në prodhimin e rrushit, që është rezultat edhe i masave të Ministrisë së Bujqësisë.

"Ky është një progres i rëndësishëm, sepse është vënë theks serioz në ujësjellës, megjithatë apsolutisht po punojmë në pjesën e ngritjes së vjeljeve të reja. E dini se Ministria përmes masave ndihmon dhe subvencionon ngritjen e vjeljeve të reja të vreshtave dhe me pagesën me kohë të subvencioneve ofron stimul të mjaftueshëm për të rritur sipërfaqet, por edhe për të punuar në cilësinë. Ajo që Ministria ka zbatuar në përputhje me ligjin është përcaktimi i çmimit të prodhimit, i rritur për 25 për qind, siç është shpallur nga kantinat e verës, edhe pse për të tjerët kjo tashmë ka filluar", theksoi Tripunovski. 

Ministri paralajmëroi se do të punojë në rritjen e cilësisë së prodhimit të rrushit, ndërsa me vetë atë, pritet, tha, edhe eksporti të jetë edhe më i madh se periudhën e kaluar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR