• e premte, 05 dhjetor 2025

Tripunovski: Brukseli e përshëndeti vendimin e Qeverisë për ndriçim të rastit me Agjencinë pagesore

Tripunovski: Brukseli e përshëndeti vendimin e Qeverisë për ndriçim të rastit me Agjencinë pagesore

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Opozita të mos spekulojë, vetëm rreth 50 marrëveshje me programin IPARDtë cilat janë në fazë të realizimit, janë stopuar, theksoi sonte ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

"Para së gjithash, është shumë e rëndësishme të thuhet se lufta kundër krimit nuk ka selektim. Pa paralajmërime, pa presione politike, pa shumë njoftime publike apo reagime, po vepron për të ndaluar çdo korrupsion në vend. Vetëm në këtë mënyrë vepron një qeveri serioze siç është qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe nuk ka vend për shpjegime shtesë këtu. Menjëherë pas ndërmarrjes së të gjitha aktiviteteve, pra zbulimit të këtij rasti, shteti, përmes mekanizmave që ekzistojnë, ndërmerr veprime për të kryer kontrolle shtesë mbi atë që ka ndodhur në vetë Agjencinë pagesore. Pra, dua të mohoj spekulimet që i komunikohen publikut se 'Brukseli nuk po na bllokon, fondet do të humbasin, etj.', gjë që absolutisht nuk është e vërtetë. Përkundrazi, reagimi ynë i shpejtë si shtet në ndalimin e të gjitha procedurave që janë aktualisht në Agjencinë pagesore në fushën e fondeve IPARD është mirëpritur nga Brukseli dhe në këtë kontroll praktikisht do të kontrollojmë se çfarë ka ndodhur brenda Agjencisë. Ky është vetëm një mekanizëm kontrolli ku situatat që ndodhën në Agjenci do të sqarohen në moment", tha Tripunovski gjatë paraqitjes së sonte në “Tema e Ditës” në Televizionin Sitel.

Ministri tripunovski theksoi se vetëm institucionet e vendit kontrollojnë se çfarë ka ndodhur në Agjencinë pagesore.

Ministri u bëri thirrje fermerëve të jenë të qetë, sepse puna e Agjencisë pagesore do të vazhdojë. Ai theksoi se kontrolli kryhet vetëm në pjesën e zbatimit të Programit IPARD, dhe jo të pagesave nacionale.

Tripunovski deklaroi se kishte përpunuar procedura me Prokurorinë publike për punën e paligjshme të ish-ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikolovski, por nuk pati asnjë reagim.

Lidhur me faktin se emri i tij përmendet si një përfshirje e mundshme në ristrukturimin e qeverisë, Tripunovski theksoi se çdo vendim i kryeministrit do të respektohet. ab/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR