• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tripunovski: Çmimi i blerjes së grurit është 12 denarë për kilogram

Tripunovski: Çmimi i blerjes së grurit është 12 denarë për kilogram

Shkup, 7 korrik 2025 

Ministria gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar bisedime intensive me shoqatat bujqësore dhe me grupacionin e mullisëve dhe furrtarëve pranë Odës Ekonomike. Kemi pasur edhe disa takime me grupin nënsektorial në Ministri lidhur me këtë çështje konkrete. Ajo që e kumtuam para opinionit si përfundim është se këtë vit për herë të parë, kategoria e parë dhe e dytë e grurit do të blihet me çmim prej 12 denarësh për kilogram. Përveç kësaj shume, mullistët do të duhet të paguajnë edhe shpenzimet e transportit dhe TVSH-në, që do të thotë se nëse gruri vjen nga rajone ku nuk ka mullinj, do të paguhen shtesë edhe shpenzimet e transportit“, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në emisionin “Për ose kundër” në televizionin Alfa. 

"Sipas rekomandimeve të shkencës dhe të shoqatave bujqësore, kemi rendimente të mira këtë vit dhe cilësia e grurit është e mirë. Gjatë periudhës së korrjes është i përfshirë edhe Inspektorati Bujqësor, i cili do ta ndjekë të gjithë procedurën në pjesën e blerjes", sqaroi ministri.

Ministri Tripunovski shtoi se qëllimi i Ministrisë dhe i Qeverisë është të mbrohet puna e bujkut.

"Shtesë stimuluese dhamë për korrjen e vitit të kaluar në vlerë prej tre denarësh, dhe një sërë aktivitetesh të tjera bënë që këtë vit të kemi rritje të sipërfaqes së mbjellë me grurë, afërsisht 70.000 hektarë janë të mbjella me grurë. Kemi një rritje prej 1.200 hektarësh krahasuar me vitin 2024“, theksoi ai. 

 Ai potencoi se pas disa vitesh, Maqedonia do ta arrijë sasinë e nevojshme për nevojat e brendshme të shtetit, që është diku rreth 300.000 tonë.

Gjatë intervistës së tij, ministri Tripunovski theksoi se Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet për magazinimin e grurit.

MBPEU 

 Foto: MBPEU 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR