• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tridhjetë vite nga marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës

Tridhjetë vite nga marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës

Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Më 12 tetor shënohen 30 vite të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës popullore të Kinës.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 12 tetor të vitit 1993. Marrëdhëniet mes dy vendeve arritën nivel të lartë politik, përderisa bashkëpunimi bilateral zhvillohet në të gjitha sferat, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit tonë për MIA-n.

Министерството за надворешни работи на Република Северна Македонија информира дека со сите свои ресурси и напори, преку дипломатско-конзуларните претставништва во Љубљана и Загреб, се обидува

Në fokus është bashkëpunimi ekonomik, me theks të veçantë në intensifikimin e këbimit tregtar, që është përfitim për qytetarët e të dy vendeve.

Kina është vendi i pestë, pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Greqisë, Serbisë me të cilën Maqedonia e Veriut tregtoi më së shumti në periudhën janar - korrik 2023. Vëllimi i përgjithshëm i këmbimit të jashtëm tregtar, siç kumtoi kohë më parë Enti shtetëror për statistika, në këtë periudhë është 654,7 milionë dollarë dhe në krahasi me periudhën e njejtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 12 për qind. Eksporti i prodhimeve dhe shërbimeve nga Maqedonia e Veriut në tregun kinez është 58,4 milionë dhe shënon rritje prek 77,2 për qind në krahaism me vitin e kalaur. Importi i prodhimeve nga Kina, ndërkaq është disa herë më i lartë dhe është 596,3 milionë dollarë që është rritje për tetë për qind.

Kohë më parë në Shkup u mbajt panel diskutim organizuar nga ambasada kineze dhe Qendra për hulumtime dhe analiza strategjike në të cilin përfaqësuesit kinezë e cekën gatishmërinë për vaujdim të bashkëpunimit në të gjitha sferat, posaçërisht në ekonomi, si dhe se Kina mbetet gjerësisht dhe sinqerisht e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Кина е голем извозник на суровини и во иднина може значително да ја намали понудата за трговски партнери како што е Германија, за да ја подмири сопствената побарувачка, наведено е во извештај

 

Këtë vit Kina shënon edhe dhjetë vite prej fillimit të i]nismës "Rripi dhe Rruga" (Belt and Road Initiative - BRI)

Kina shënon edhe dhjetë vite nga vendosja e nismës "Rripi dhe rruga" (Belt and Road Initiative – BRI), e cila quhet edhe Rrug e re e mëndafshit. Qëllimi i Kinës ishte të ndihmohet në ndërtimin e infrastrukutrës në vendet e Azisë Lindore dhe Evropës. Më pas Qeveria kineze projektin e zgjeroi në Afrikë, Oqeani dhe Amerikë Latine, duke tentuar ta rrisë ndikimin kinez edhe në këto rajone të botës.

Изградбата на автопатот Кичево - Охрид е меѓу приоритетите на Владата. Посебен тим на Министерството за транспорт и врски и Јавното претпријатие за државни патишта работат максимално на приор

Në Maqedoni të Veriut ka dy projekte infrastrukturore dhe atë aksi Milladinovci - Shtip, e cila ka përfunduar dhe rruga Kërçovë - Ohër, në të cilën akoma punohet nga ana e kompanive kineze. Në vitet e kaluara gjithashtu bashkëpunimi u zhvillua edhe në sektorë të tjerë si energjetika, kultura, arsimi, TI dhe të tjera.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR