• e martë, 24 dhjetor 2024

Tridhjetë e gjashtë vjet nga hapja pikave të para pagesore për rrugë në vend, vitin e kaluar kanë transituar 52 milionë automjete

Tridhjetë e gjashtë vjet nga hapja pikave të para pagesore për rrugë në vend, vitin e kaluar kanë transituar 52 milionë automjete

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Përmes pikave pagesore për rrugë në korridoret 8 dhe 10 vitin e kaluar kanë transituar 52 milionë automjete me ç'rast janë realizuar të ardhura të përgjithshme prej 53.242.070 euro që paraqet rritje për 15 për qind. Qytetarët akoma e preferojnë pagesën me para në dorë me diçka mbi 55 për qind, por në rritje është dhe pagesa elektronike e cila merr pjesë me rreth 30 për qind të pagesës së përgjithshme, ndërsa pagesa pa para në dorë me kartela pagesore rreth 15 për qind.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, që sot e shënon 36-vjetorin e ekzistimit në pikat pagesore për rrugë në vend, thonë se shërbimi i pagesave tashmë nuk është sinonim për mbushjen e përmbajtjeve negative të ballinave, por ka imazhin e një shërbimi serioz i cili 24/7 është në funksion të udhëtarit, ndërsa të punësuarit gjithmonë janë në nivel të detyrës.

"Në krahasim me vitet e tjera numrat kanë lëvizur në linjë rritëse, kështu në vitin 2019 është realizuar qarkullim i përgjithshëm prje 43.607.588 euro, në vitin 2020, në kushte të pandemisë dhe zvogëlimit të komunikacionit kemi realizuar qarkullim prej 34.029.562 euro, në vitin 2021, nga 46.401.122 euro. Edhe këtë vit projeksionet janë në rritje dhe presim të ardhura prej rreth 56 milionë euro", deklaroi sot drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Ai së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe me zëvendësdrejtorin e NPRRSH, Bllagojçe Tërpevski kryen shqyrtim në punën e shërbimit pagesor të pikës pagesore për rrugë Petrovec ku ndodhet edhe Qendra operative përmes së cilës monitorohet puna e të gjitha pikave pagesore.

"Ky do të thotë fitim jo vetëm për NPRRSH por fitim edhe për qytetarët dhe shtetin pasi të gjitha këto mjete investohen në rrugë të reja, në rehabilitimin e rrugëve ekzostuese dhe mirëmbajtjen e të gjitha akseve rrugore rajonale", deklaroi ministri Boçvarski.

Në korrik të vitit 2019 filloi të funksionojë edhe pagesa elektronike e pikave pagesore e cila, sipas të dhënave të NPRRSH, shënon rritje të vazhdueshme si në shitjen e pajisjeve elektronike, ashtu edhe në mbushje. Kështu, nga viti 2019 deri më tani, janë shitur gjithsej 146.492 M-Smart kartela dhe M-Tag në sasi prej 18.477 pajisjesh dhe janë bërë gjithsej 892.673 mbushje individuale të pajisjeve elektronike.

Tri pikat pagesore për rrugë në shtet u hapën në vitin 1987 kur bilën e parë e dha inkasatori i punësuar Nikolla Stanoev, i cili 36 vite më vonë akoma është pjesë e ekipit në pikën pagesore në Gradsko. Që atëherë janë hapur 14 pika pagesore për korridoret 8 dhe 10.

Foto: NPRRSH/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR