• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Tridhjetë ditë paraburgim për tre persona, ndër të cilët edhe funksionari i BDI-së, Ismet Guri

Tridhjetë ditë paraburgim për tre persona, ndër të cilët edhe funksionari i BDI-së, Ismet Guri

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i caktoi 30 ditë paraburgim ish-zëvendësdrejtorit në Drejtorinë për të ardhura publike dhe funksionarit të BDI-së, Ismet Guri dhe dy personave të tjerë nga hetimi i cili po kryhet ndaj 15 personave që dyshohen për evazion fiskal, shoqërim kriminal dhe pastrim parash. Paraburgimi pas gjetjes është përcaktuar edhe për një person tjetër. ls/

Paraburgimi është përcaktuar me kërkesë të Prokurorisë Publike se ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën nga rreziku nga arratisja, se do t'i fshehin, falsifikojnë ose shkatërrojnë gjurmët e veprës penale dhe me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe bashkëpjesëmarrësve do ta pengojnë hetimin,

Nga Prokuroria thonë se me qëllim që për vete të arrijnë pasuri të jashtëligjshme, të dyshuarit e kanë mashtruar organin tatimor - DAP dhe pa bazë kanë kërkuar dhe marrë kthimin e TVSH-së prej rreth 840.000 eurove. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR