• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tridhjetë ditë paraburgim për babain i cili deri në vdekje e rahu vajzën e tij dyvjeçare

Tridhjetë ditë paraburgim  për babain i cili deri në vdekje e rahu vajzën e tij dyvjeçare

Ohër, 12 janar 2024 (MIA) - Tridhjetë ditë paraburgim i është caktuar babait nga Kërçova i cili e rahu vajzën e tij dyvjeçare e cila ndërroi jetë nga lëndimet e mara. 

I dyshuari F.D, sipas informacioneve nga SPB Ohër, është dërguar në burgun në Manastir.

Sipas kumtesës së SPB  Ohër, i arrestuari më 18 dhjetor rreth orës 21 në shtëpinë e tij familjare në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, ndërsa pastaj në Qendrën Klinike "Nëna Terezë" në Shkup ku më 8 janar u ishte nënshtruar lëndimeve. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR