Tribunë: Pesë vite nga anëtarësimi i vendit në NATO
- Sot në Shtëpinë e ARM-së do të organizohet tribunë "Pesë vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO: Arritjet, perspektivat dhe sfidat".
- Post By Fami Bajrami
- 07:47, 13 mars, 2025

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Sot në Shtëpinë e ARM-së do të organizohet tribunë "Pesë vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO: Arritjet, perspektivat dhe sfidat".
Organizatorë janë Klubi diplomatik - Shkup dhe Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Janë planifikuar dy sesione në kuadër të tribunës. Sipas paralajmërimit, në sesionin e parë fjalë përshëndetëse do të kenë Jovan Tegovski, kryetar i Klubit diplomatik - Shkup ambasador në pension, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe gjeneralët në pension, Ilija Nikollovski dhe Pavle Arsoski.
Në sesionin e dytë janë paralajmëruar prezantime të Shpresa Jusufit ambasadore në pension, Zoran Todorovit, diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe fjalim i Temelko Risteskit, kryetar i Shoqatës së veteranëve dhe rezervistëve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Foto: arkivi i MIA-s