Tribunë "Të barabarta, aktive, me zë të lartë", në organizim të Forumit të gruas të LSDM-së
- Post By Sara Ademi
- 19:17, 8 mars, 2022

Shkup, 8 mars 2022 (MIA) - Forumi i gruas së LSDM-së sonte organizoi tribunë "Të barabarta, aktive, të zëshme", me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi.
Politikat tona janë kahëzuar drejt barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë, duke i përfshirë edhe për gratë dhe burrat veçanërisht në pjesën e vlerësimit të punës, porositi anëtarja e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së dhe ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
Ajo është e kënaqur që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilën udhëheq dhe Qeveria që nga muaji i parë i mandatit kanë arritur ta miratojnë Ligjin për pagë minimale, e cila tani arrin 18.000.
Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, e cila gjithashtu mbajti fjalim në tribunë theksoi se LSDM si parti është pionier në atë që do të thotë përparim i pozitës së gruas dhe duke vënë një piedestal mbi atë që do të thotë të drejtat e grave.
Në tribunë morën pjesë edhe Snezhana Kaleska-Vançeva, kryetare e Forumit të gruas në LSDM, (moderatorja), Dalila Çekiq, anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së dhe Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së. sa/