• e hënë, 23 dhjetor 2024

Treshja e Vajmarit të premten do të diskutojë për Ukrainën

Treshja e Vajmarit të premten do të diskutojë për Ukrainën

Berlin, 13 mars 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc do të takohet me presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministrin polak Donald Tusk në Berlin të premten, në mes të mosmarrëveshjeve në rritje franko-gjermane mbi politikën e Ukrainës, raportoi DPA.

Lajmin për takimin e paralajmëruar e ka publikuar i pari portali Politiko ditën e djeshme dhe këtë e kanë konfirmuar për DPA-në burime nga qeveria gjermane.

Ky është takimi i parë i liderëve i të ashtuquajturës Treshja e Vajmarit nga qershori i vitit të kaluar.

Bisedimet mbahen gati tre javë pasi rreth 20 krerë qeverish u mblodhën në Paris për të diskutuar konfliktin në Ukrainë. Konferenca përfundoi me një mosmarrëveshje të ashpër mbi mundësinë e vendosjes së trupave në zonën e luftës në Ukrainë.

Grupi për Dialog i Treshes së Vajmarit u themelua në gusht të vitit 1991 nga ministrat e jashtëm të atëhershëm Hans-Ditrih Gensher, Roland Dumas dhe Kshishtof Skubishevski në Vajmar, Gjermani.

Formati fillimisht synonte të sillte Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Edhe pse që atëherë është bërë më pak shqetësuese, takimet kanë vazhduar që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në vitin 2022. Treshja u takua në shkurt të vitit 2022 dhe më pas përsëri në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në shkurt të vitit 2023, raportoi DPA. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR