• e hënë, 23 dhjetor 2024

Treshja e Vajmarit me kërkesë dhe mbështetje për ndryshime kushtetuese

Treshja e Vajmarit me kërkesë dhe mbështetje për ndryshime kushtetuese

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot ishte nikoqir i ministres për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman, sekretaren shtetërore përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, Lorens Bun dhe Shimon Shinkovski vel Senk, ministër i BE-së i Republikës së Polonisë, i njohur si "Treshja e Vajmarit".

"Kam nderin të pres miq të vërtetë dhe përkrahës të sinqertë të Maqedonisë së Veriut", tha Mariçiq në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrat pas takimit.

Zëvendëskryeministri theksoi se tani është koha për vendime të guximshme dhe riafirmim të synimit tonë evropian, por tha gjithashtu se përgjigja në pyetjen se kur mund të presim zgjerimin e ardhshëm është e rëndësishme për ne, ndërsa e njëjta është rëndësishme edhe për rajonin dhe për Ukrainën.

Jemi të gatshëm, theksoi ai, që të përmbushim aktivitetet e agjendës reformatore, por tha gjithashtu se Qeveria nuk heq dorë nga dialogu me të gjitha partitë politike dhe që ndryshimet kushtetuese të bëhen pa asnjë dëm.

"Ndryshimet kushtetuese do të jenë një demonstrim i kujdesit të vërtetë për qytetarët", theksoi Mariçiq.

Ministri francez Bun tha se për ne janë tre mesazhe, përkatësisht se Maqedonia e Veriut i përket familjes së BE-së, e dyta është se vendimi është i Maqedonisë së Veriut dhe i treti është që hapi duhet të bëhet tani për shkak të impulsit të forcës që kemi për zgjerimin e BE-së.

"Ky diskutim për Kushtetutën nuk do të sjellë kërkesa të reja nga Bullgaria apo ndonjë vend tjetër, tha Bun. Ajo thekson se duhet të bëhen edhe reformat për anëtarësim në BE, si për shembull ato në rubrikën për sundimin e ligjit.

Ministrja gjermane Lirman tha se mesazhi i tyre është i qartë dhe se theksojnë përkushtimin e tyre që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së.

Ata gjithashtu pranuan angazhimin tonë, siç thanë, të palëkundur ndaj NATO-s. "Ju inkurajojmë që të vazhdoni me sukses reformat", tha Lirman.

Hapi tjetër, shtoi ajo, janë ndryshimet në Kushtetutë dhe këto ndryshime do ta tregojnë vendin si një shoqëri multietnike.

"Inkurajojmë fuqishëm të gjitha forcat politike që të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës. Çdo gjë tjetër do të jetë e dëmshme për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, tha ministrja gjermane.

Ministri polak tha se mesazhi është i thjeshtë se Polonia, Franca dhe Gjermania duan të mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Ndryshimet kushtetuese, siç tha ai, do të jenë vendim serioz për Maqedoninë e Veriut.

Siç është paralajmëruar, temë e bisedimeve kanë qenë negociatat me BE-në, me fokus përmbushjen e detyrimeve dhe detyrave që dalin nga korniza e negociatave dhe përshpejtimi i procesit të integrimit evropian.

“Treshja e Vajmarit” nga Klubi i deputetëve do të takohet me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, e më pas do të takohen me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Siç është paralajmëruar, nesër Ministrja për Evropën dhe Klimën e Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman, do të marrë pjesë në aktivitetin me temë: “Përgatitja për zgjerimin e BE-së”, që organizohet nga Sekretariati për Çështje Evropiane, në bashkëpunim me Institutin për Politika Evropiane (IPE). ls/

Фото/Видео:МИА

QËNDRONI TË LIDHUR