• e diel, 06 tetor 2024

Trenovski: Për luftën kundër korrupsionit janë të rëndësishme statistikat dhe të dhënat në dispozicion

Trenovski: Për luftën kundër korrupsionit janë të rëndësishme statistikat dhe të dhënat në dispozicion

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Për çdo rregullore apo masë të marrë janë të rëndësishme statistikat dhe të dhënat e disponueshme, mbi të gjitha në luftën kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit është një fenomen horizontal që aktualisht prek disa sektorë dhe që përveç të dhënave klasike kërkon edhe shumë të dhëna të tjera të vështira për t'u mbledhur në terren, ndërsa janë të lidhura me sferat sociale dhe me sferat e tjera të funksionimit të një shoqërie, tha profesori i Fakultetit Ekonomik pranë UCM, Borçe Trenovski. 

Në deklaratën për media të dhënë pas seancës së 4-t nga Grupi Punues 6 në temën "Të dhënave që u besojmë: Parakusht për një ekonomi më të fortë dhe luftë efektive kundër korrupsionit" të Konventës Kombëtare për BE-në në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK), Trenovski tha se mungojnë të dhënat statistikore në bazë të të cilave mund të merret një vendim i caktuar ose të merret një masë e caktuar, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

"Nuk po flasim vetëm për Entin Shtetëror të Statistikave që ai t'i mbledhë të dhënat. Çdo institucion ka detyrimin të mbledhë të dhënat e veta dhe t'i vërë ato në dispozicion. Ekziston Ligj nga viti 2014 për të dhënat e hapura në sektorin publik, i cili nuk respektohet plotësisht. Për të marrë të dhëna konkrete ju nevojiten tregues specifikë, gjegjësisht ku janë të dhënat konkrete lidhur me mënyrën se si shpenzohen burimet publike. Pra, për çdo shërbim publik që ofrohet duhet të keni të dhëna të detajuara për të parë nëse ofrohet, nuk ofrohet, pse nuk ofrohet dhe nëse është arsye joefikasiteti apo korrupsioni në lidhje me shpenzimet. Njëra është shpenzimi i fondeve publike, tjetra lidhet me disa kushte që mblidhen. Keni gjithashtu një numër të madhë sektorësh të tjerë për të cilat nevojiten të dhëna statistikore, ndërsa mungojnë për ta përcaktuar këtë", theksoi Trenovski. 

Puna e dytë që është e rëndësishme dhe së cilës duhet t'i kushtohet vëmendje, sipas Trenovskit, janë treguesit e ndikimit, gjegjësisht efektet e masave dhe politikave të caktuara që ndërmerren.

"Nëse vendoset tregues statistikor, ai do të jetë flamur i kuq, do të tregojë qartë nëse një politikë e caktuar është zbatuar, nuk është zbatuar apo zbatuar keq. Atëherë ne do të mbajmë një sy tek politikanët dhe krijuesit e politikave dhe do të kërkojmë arsyen pse është kjo kështu. Nëse në prapavijë ka ndonjë interes korruptiv apo ekziston dikush tjetër apo është problemi i ligjshëm apo ka burime të pamjaftueshme etj. Në këtë situatë ku nuk kemi një sistem statistikor të detajuar, kemi problem ta bëjmë këtë", theksoi Trenovski. 

Ai thekson se kemi një numër të madh të vërejtjeve se si funksionojnë institucionet dhe se duhet të jemi përpara bazave statistikore evropiane, gjegjësisht të vendosim treguesit tanë që do të tregojnë se cili është niveli i korrupsionit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR