• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trendafillov: Është shqetësuese që përveç rreziqeve me të cilat përballemi në vendet tona të punës, përballemi edhe me rreziqe kur vijmë dhe kthehemi nga puna

Trendafillov: Është shqetësuese që përveç rreziqeve me të cilat përballemi në vendet tona të punës, përballemi edhe me rreziqe kur vijmë dhe kthehemi nga puna

 Shkup, 25 tetor 2024 (MIA)  - Është shqetësuese që krahas  rreziqeve me të cilat ballafaqohemi në vendet tona të punës, përballemi edhe me rreziqe kur vijmë dhe kthehemi nga puna. Fatkeqësisht, para dy javëve jetën e humbën tre punëtorë, duke u kthyer nga puna te familjet e tyre, deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillovi, me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Krahas nevojës për rritje të pagave, në fokus të LSM-së, Trendafillovi theksoi se është e sigurt dhe e shëndetshme të shkosh në punë, të punosh dhe të kthehesh në shtëpi. 

"Fatkeqësisht, nxitimi për të mos u vonuar në punë. Nxitimi në punë dhe nxitimi për të fituar, ndonjëherë kushton edhe jetë njerëzish dhe konsideroj se të gjithë duhet të punojmë shumë së bashku për të parandaluar qoftë edhe një humbje të një jete njerëzore dhe mendoj se do të jetë një nga sukseset më të mëdha", tha Trendafillovi.

 Sipas Trendafillovit edhe punëdhënësit, përgjegjësia e të cilëve është të zbatojnë masa të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe politikëbërësit, duhet të vendosin masa shtesë që do të nënkuptojnë shpëtimin e jetëve të punëtorëve.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR