• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Të martën takim me grupin punues për kërkesat e pensionistëve

Trençevska: Të martën takim me grupin punues për kërkesat e pensionistëve

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska sot theksoi se grupi punues për kërkesën e pensionistëve punon në vazhdimësi dhe informoi se të martën e ardhshme do ta mbajnë takimin e radhës. 

"Grupi punues po punon në vazhdimësi që kur është formuar. Të martën e ardhshme do të ketë mbledhje. Kemi tashmë disa masa të propozuara që po diskutojmë për të cilat po marrim të dhëna shtesë. Sigurisht përfshijmë edhe institucione të tjera. Në takimin e fundit kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë për të parë se çfarë masash mund të marrim në sferën e shëndetësisë, në fushën e rritjes së numrit të barnave në listën pozitive. Me Fondin e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të shohim të rrisim pragun e përjashtimit nga pjesëmarrja në trajtimin spitalor. Jemi të fokusuar në një numër më të madh masash nga fusha të ndryshme për të arritur sukses në ngritjen e standardit të jetesës së pensionistëve. Nga pensionet të mbeten më shumë para në buxhet dhe të kenë mundësi të marrin një numër më të madh ilaçesh falas, të marrin trajtim spitalor falas. Kemi edhe disa masa sociale për ata me pensionin më të ulët", tha Trençevska duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve në takimin vjetor ministror, e katërta me radhë pas miratimit të "Deklaratës së partnerëve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së".

Në pyetjen e një gazetarëve se pensionistët në mbledhjen e kaluar të mbajtur në Qeveri janë dëbuar nga sigurimi i ministres, Trençevska kërkoi nga anëtari i Këshilli nismëtar për protestat e pensionistëve, Trajçe Stanojkov të thotë publikisht se nuk janë dëbuar, por, siç tha, mbledhja është ndërprerë për shkak të sjelljes së pahijshme.

"Le të dalë Stanojkov në opinion dhe t'i tregojë publikut sinqerisht se çfarë tha për mua si ministre dhe për të tjerët të pranishëm në takim. Nuk janë përjashtuar. Takimi u ndërpre nga unë dhe shefi i kryeministrit për shkak të sjelljes së pahijshme. Unë nuk do t'i them fjalët dhe reagimin e z. Stanojkov. Le të jenë të sinqertë dhe le të tregojnë të tjerët se çfarë ndodhi në takim. Larg kësaj, Qeveria është e qytetarëve dhe zyra, hapësira ku kemi qenë është e qytetarëve. Ne i kemi pritur me vullnetin më të mirë për t'i dëgjuar dhe për t'u thënë se grupi i punës është duke punuar dhe se kërkesat e tyre janë pjesë e grupit të punës, janë pjesë e asaj që po diskutojmë dhe se kujdesemi si Qeveri dhe si institucion të përmirësojmë standardin e jetesës së pensionistëve. Dhe këtë do ta bëjmë me masa konkrete që besoj se së shpejti do të miratohen nga Qeveria", tha Trençevska. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR