• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Shqetësimi im kryesor është që fondi të jetë stabil, qëllimi është që çdo pensionist të marrë pensionin në kohë dhe rregullisht

Trençevska: Shqetësimi im kryesor është që fondi të jetë stabil, qëllimi është që çdo pensionist të marrë pensionin në kohë dhe rregullisht

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në emisionin e mëngjesit në televizionin "Alfa" ka folur për rritjet e pensioneve në përputhje me metodologjinë për rritje të pensioneve dhe mbështetje financiare nga periudha e kaluar për kategorinë më të cenueshme të pensionistëve. 

"Për momentin 13.200 denarë është pensioni më i ulët. Deri në shtator të këtij viti kemi pasur rritje prej 24 për qind, ndërsa në periudhën e kaluar, në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, është paguar mbështetje materiale për 4 muaj prej 1.500 denarë për pensione prej 11.525 denarë dhe 750 për pensione nga 11.526 deri në 14.000 denarë", tha Trençevska.

Ministrja, lidhur me pyetjen për kërkesën e pensionistëve theksoi se opinioni dhe një pjesë e pensionistëve me të hyra të mëdha nuk duhet të abuzojnë me pensionistët me të ardhura më të ulëta për pikë politike.

"Së bashku me Bankën Popullore punojmë me softuer të ri ndërveprueshmërie që do të shërbejë për të lehtësuar mbledhjen e dokumentacionit. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, me këtë softuer do të mund të marrim informacione në mënyrë zyrtare dhe në këtë mënyrë do të thjeshtësohet mënyra e marrjes së të drejtave", theksoi Trençevska.

Ministrja shpjegoi se softueri do të kontribuojë në parandalimin e keqpërdorimit të përfitimit të të drejtave të mbrojtjes sociale dhe njëherësh do të lehtësojë qasjen e qytetarëve.

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR