• e diel, 22 dhjetor 2024

Trençevska: Puna jashtë orarit madje edhe më pëlqim nuk do të jetë aq e madhe, ndërtimaria varet nga kushtet e motit

Trençevska: Puna jashtë orarit madje edhe më pëlqim nuk do të jetë aq e madhe, ndërtimaria varet nga kushtet e motit

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Orari shtesë i punës, madje edhe me pëlqim, nuk do të jetë aq i madh pasi ndërtimtaria varet nga kushtet e motit, ndërsa kufizimet për punë në temperatura të larta dhe të ulëta vlejnë për të gjithë, madje edhe për punëtorët në ndërtimtari dhe pikërisht për këtë shkak nuk definohet kufiri i epërm i orëve të punës, vlerëson ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Për këtë shkak, siç thotë ajo, nuk ka asgjë jokushtetuese.

Trençevska në emisionin "24 analizë" në TV24 u përqëndrua edhe në debatin e Kuvendit për Ligjin për marrëdhënie të punës, dhe prej këtu potencoi se mbetet në atë se ligji është në kuadër të Kushtetutës.

Ministrja shpreson se koha do të tregojë se druarjet për sigurinë e punëtorëve, shpejtë do të zhduken, pasi "Behtel dhe Enka", siç tha, është kompani serioze.

Ajo informoi se në vijim janë shpalljet për punë dhe se të gjithë kandidatët do të kalojnë në kontroll sistematik shëndetësor. bsh/

Foto: Printskrin TV24

QËNDRONI TË LIDHUR