Trençevska: Po u japim mundësi institucioneve për hetim profesional dhe jo selektiv për tragjedinë në Koçan, pastaj do të dalim me hapat e ardhshëm
- Po ju japim mundësi institucioneve për hetim profesional dhe jo selektiv për tragjedinë e Koçanit, pastaj do të dalim me hapat tona të ardhshëm, theksoi në konferencën e sotme për media, deputetja e LSDM-së Jovanka Trençevska.
- Post By Fami Bajrami
- 13:55, 1 prill, 2025

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Po ju japim mundësi institucioneve për hetim profesional dhe jo selektiv për tragjedinë e Koçanit, pastaj do të dalim me hapat tona të ardhshëm, theksoi në konferencën e sotme për media, deputetja e LSDM-së Jovanka Trençevska.
"Po u japim mundësi institucioneve. Hetimi është në rrjedhë dhe për këtë arsye qëndrimi ynë është që i gjithë hetimi të përfundojë profesionalisht. Të mos pengojmë hetimin. Pas përfundimit të hetimeve si LSDM do të dalim me qëndrim për veprimet tona të ardhshme. Në momentin kur hetimi përfundon në varësi të rezultateve nga hetimi. Gjatë gjithë kohës dhe në konferencat për shtyp nga udhëheqësia dhe nga deputetët lëmë mundësinë të shohim një hetim jo selektiv dhe profesional dhe në bazë të hetimeve do të ndërtojmë qëndrimet e ardhshme të LSDM-së", tha Trençevska duke iu përgjigjur pyetjeve nëse LSDM-ja do ta mbështesë idenë e BDI-së për formimin e komisionit anketues parlamentar për drejtësi jo selektive për rastin në Koçan.
Për kërkesën e VMRO-DPMNE-së se është e pranueshme që komisioni në lidhje me hetimin për këtë rast, por kërkojnë dhe të zgjerohet fushëveprimi i këtij komisioni me hetimet që kanë të bëjnë me Spitalin modular në Tetovë, "Besa trans" dhe raste tjera, Trençevska theksoi se do ta përkrahin një propozim të tillë.
Trençevska theksoi se do të mbështesin paralajmërimet e ndryshimeve për Ligjin për rend dhe paqe për rritjen e dënimeve, për të miturit dhe për mjete piroteknike.
"Sot në rend dite është nevoja e miratimit të Ligjit për rend dhe paqe pas një procedure të shkurtuar. Do ta mbështesim dhe do të paraqesim ndryshime të caktuara në pjesën e dispozitave për kundërvajtje. Për sa i përket rritjes së dënimeve", tha ajo.
Deputetja e LSDM-së potencon se nuk është e vërtetë se Kuvendi ka qenë me pushime për dy javë. Potencoi se deputetët janë duke punuar, vetëm Kuvendi dhe trupat punues nuk kanë mbajtur seanca.
"Kuvendi dy javë nuk ka pasur seanca, megjithatë edhe unë, por dhe shumë kolegë të tjerë nga të gjitha partitë politike ishim në Kuvend dhe patëm takime me qytetarët dhe punuam se çfarë do të thotë krijimi i politikave, propozim ligjeve të reja dhe gjithçka që është pjesë e obligimeve tona. Kjo tezë se kemi qenë me pushime nuk është e vërtetë. Nuk ishim në pushim, por thjesht Kuvendi nuk kishte caktuar seanca të Kuvendit dhe të trupave punues", tha Trençevska. rq/
Foto: LSDM