• e diel, 22 dhjetor 2024

Trençevska: Një shoqëri me nivel më të lartë të tolerancës dhe mbështetje të kategorive të rrezikuara është qëllimi ynë strategjik

Trençevska: Një shoqëri me nivel më të lartë të tolerancës dhe mbështetje të kategorive të rrezikuara është qëllimi ynë strategjik
Shkup, 23 shkurt 2022 (MIA) - Bashkëpunimi i deritanishëm me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe planet e ardhshme dhe projektet në fushat në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ishin tema kryesore të bisedës së ministres kompetente Jovanka Trençevska me përfaqësueset e Misionit të IOM në vend. Siç kumtoi MPPS, përfaqësueset e Misionit informuan për aktivitetet të cilat ndërmerren në pjesën e ndihmës dhe mbështetjes së migrantëve, mbështetja e tyre  mjekësore dhe psiko-sociale, si dhe mbështetja për riintegrim efektiv i të kthyerve të rrezikur, migrantë nga BE-ja drejt Ballkanit Perëndimor dhe lufta kundër tregtisë me njerëz. "Ministrja Trençevska e theksoi përcaktimin e shtetit tonë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe mbrojtjen e tyre, mosdiskriminimi, ndërtimi i një shoqërie me nivel më të lartë të tolerancës dhe mbështetjes së kategorive të rrezikuara. Në lidhje me të kthyerit, ajo potencoi se qasja ndaj shërbimeve sociale, punësimi i personave të kthyer, inbkuadrimi në procesin arsimor dhe banimi janë qëllimet kryesore në të cilat Ministria punon me qëllim të riintegrimit të tyre efektiv në shoqëri", citohet në kumtesë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton se është koordinator i mekanizmit nacional për referimin e viktimave të tregtisë me njerëz (NMU) që paraqet  kornizë për bashkëpunim dhe qasje të koordinuar ndërmjet shërbimeve sociale, policisë dhe sektorit joqeveritar. Ministrja e theksoi rolin e Qendrave për punë sociale dhe personat profesional të cilët janë pjesë e ekipeve mobile për zbulim të hershëm të viktimave në tregtinë me njerëz. "Ekipet mobile për parandalim nga tregtia me njerëz janë një shembull pozitiv dhe praktikë e mirë e cila është e pranueshme nga vendet tjera të rajonit. Ato janë hallka e parë dhe pika e parë prej ku fillon mbështetja ndaj personave viktima të tregtisë me njerëz", tha Trençevska. Në kumtesë shtohet se Misioni përfshin edhe aktivitete në luftën kundër ekstremizimit të dhunshëm, me  theks të rinisë, përmes ndryshimit të mendimeve dhe ngritjes së vetëdijes  për rrezikun nga kjo dukuri. "Bashkëbiseduesit shprehën  thellim të bashkëpunimit në të ardhmen përmes ofrimit të ndihmës adekuate nga ana e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion në implementimin teknik dhe strategjik të Rezolutës për politikë migruese të miratuar nga Kuvendi i RMV-së, si dhe në lidhje me përgatitjen dhe implementimin e strategjive të reja dhe planet aksionare për çështje të lidhura me migrimin, harmonizimin me standardet sipas  ligjvënies së BE-së, mbështetje e mëtutjeshme në përforcimin e kapaciteteve teknike në këtë kontekst", potencojnë nga MPPS. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR