• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Nga janari deri në shtator vitin e kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, më shpesh psikologjike

Trençevska: Nga janari deri në shtator vitin e kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, më shpesh psikologjike

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Soiciale, Jovanka Trençevska ka informuar se në pjesën e dhunës familjare, vitin e kaluar më shumë ka qenë e përfaqësuar dhuna familjare. Siç tha nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, ndërsa 708 prej tyre janë të ndërlidhura me dhunë psikologjike.

"Nga janari deri në shtator të vitit 2023 kemi patur gjithsej 1166 raste të dhunës familjare. Tani i mbledhim për gjithë vitin, nga shtatori deri në dhjetor. Së shpejti do t'i publikojmë të gjitha të dhënat për gjithë vitin 2023. Po, pjesa më e madhe, 708 raste, janë denoncime për dhunë fizike për dallim nga më parë, ku lloji më i shpeshtë i dhunës ka qenë dhuna fizike", deklaroi Trençevska pas brifingut të sotëm me gazetarët.

Ajo theksoi se dhuna psikologjike dëshmohet shumë rëndë sepse nuk ka gjurmë të dukshme, përveç rënies së shëndetin mendor dhe psikik të qytetarëve. Siç informoi, numri më i madh i viktimave të dhunës psikologjike janë gratë.

"Në pjesën e dhunës psikologjike kemi hedhje poshtë të partneres, fëmijëve ose prindërve dhe e gjithë kjo lë gjurmë të thellë në psikën e një individi dhe është shumë e vështirë për t'u njohur. Viktima të dhunës janë fëmijët dhe qytetarët më të moshuar, por përqindje më e madhe edhe më tej janë pikërisht gratë", tha Trençevska mb/

Foto: MIA  

QËNDRONI TË LIDHUR