• e martë, 24 dhjetor 2024

Trençevska në takim me përfaqësues të Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endokrinologjike - "Rritja"

Trençevska në takim me përfaqësues të Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endokrinologjike -

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me përfaqësues të Shoqatës së Prindërve me Fëmijë me Sëmundje Endokrinologjike - "Ritje". Shoqata ekziston që nga viti 2007 dhe i përfaqëson të drejtat e të gjithë fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dëmtime në rritje, të cilët pranojnë terapi kronike hormonale për rritje, si dhe sëmundje të tjera endokrinologjike, njoftuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

"Përfaqësuesit e shoqatës e informuan ministren për punën e tyre. Ata theksuan se janë një nga shoqatat më atraktive në territorin e gjithë shtetit dhe se deviza e tyre themelore është veprimi me kohë në të gjitha sferat të cilat i prekin fëmijët për të cilët janë të angazhuar. Ata theksuan edhe agjendën e tyre për këtë vit dhe e paralajmëruan fushatën e tyre për këtë vit dhe e paralajmëruan fushatën e tyre për ngritjen e vetëdijes, që duhet t'i përfshijë të gjitha kopshtet e fëmijëve në shtet", bëhet e ditur në kumtesë.

Ministrja gjatë takimit në takim e ka shprehur interesimin e saj për bashkëpunim dhe ka theksuar se për përfshirje në nismën e tyre dhe mbështetje të avancimit të cilësisë së jetës së personave me nevoja të veçanta, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qëndron gjithnjë në dispozicion. fc/

Fotografia: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR