• e shtunë, 05 tetor 2024

Trençevska në takim me ministrin turk Uralloglu, në fokus rëndësia e investimeve në infrastrukturë

Trençevska në takim me ministrin turk Uralloglu, në fokus rëndësia e investimeve në infrastrukturë

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila është për vizitë në Turqi, sot është takuar me ministrin e ri turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Urallogllu. 

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kanë biseduar për rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e të dyja shteteve. 

Ministrja Trençevska ka theksuar se Maqedonia e Veriut si prioritet për investime i ka rrugët si parakusht për zhvillim më të madh ekonomik. Në takim është biseduar edhe për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve në lagjen Butel të realizuar përmes Programit të kompanisë ajrore turke "TAV". Për kopshtin e fëmijëve janë ndarë 580.000 euro, ndërsa në të duhet të akomodohen rreth 100 fëmijë. fc/

Fotografia: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR