• e diel, 22 dhjetor 2024

Trençevska në kravanin "Lër gjurmë" në Kavadar: Më të lumtur jemi kur jemi në shtëpi

Trençevska në kravanin

Kavadar, 23 gusht 2023 (MIA) - Më të lumtur jemi kur jemi në shtëpi, tha sonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në debatin në Kavadar.

Karvani "Lër gjurmë" ka për qëllim të rinjtë të nxiten për ta rritur pjesëmarrjen e tyre shoqërore, aktivizimin dhe ngritjen e vetëdijes për barazi në shoqëri.

"Në ngjarjet e kaluara fola për rrëfimin tim personal, fola për Strumicën time, fola për papa Jovanin, fola për filmin më të ri 'Barbi', sot do t'i përmendi lumturinë dhe dashurinë. Që të krijojmë, të ëndërrojmë, të formojmë dhe të kemi tëa rdhme, duhet të duam të jemi të lumtur dhe të veprojmë me shumë dashuri. Megjithatë varet edhe ajo se kush si e sheh lumturinë, lumtiri është të punosh punën që e don. Unë 30 vite zgjohem çdo mëngjes dhe e punoj punën që e dua dhe nëa të mënyrë e realizoj qëllimin tim. jam e lumtir të pi kafe me miqtë e mi të fëmijërisë, jam e lumtur kur e tërë familja jemi në drekë festive, jam e lumtur që jam sot në Kavadar dhe jam e lumtur që jemi në këtë karvan që duhet të lërë gjurmë tek të rinjtë dhe gratë", tha Trençevska në panel diskutimin e karvanit "Lë gjurmë" në Kavadar.

Në ngjarje folën edhe zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, ambasadorja gjermane, Petra Dreksler, kryetari i komunës së kavadarit, Mitko Jançev, si dhe Vesna Çemerska Popova, stomatologe dhe bashkëpronare e bodrumit të verës, Sashka Kuzmanova, humaniste dhe pronare e kompanisë, Aleksandra Cvetkovska, drejtoreshë programacioni NDI, Majkëll Georgievski, nxënës dhe Maria Andreeva, udhëheqëse projekti në kuadër të zyres së Këshillit të Evropës (CoE) në Shkup.

Seria e ngjarjeve publike e cila është quajtur "Eja dhe rrëfeje tregimin tënd - Lër gjurmë" e zbaton Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike në bashkëpunim me Minsitrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me ,bështetje të projektit për luftë kundër urrejtjes dhe mostolerancës nga programi i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë". ab/

Foto : МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR