• e diel, 22 dhjetor 2024

Trençevska: Me sukses mbarojnë vetiniciativat që fillojnë me partnerë ambicioz dhe të përkushtuar

Trençevska: Me sukses mbarojnë vetiniciativat që fillojnë me partnerë ambicioz dhe të përkushtuar

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska sot është takuar me përfaqësuesit të cilët ishin pjesë e ekipit që realizoi iniciativën globale "Walk and Talk" në vendin tonë. Iniciativa është realizuar nga MPPS-ja në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it dhe Institutin për qeverisje të mirë dhe perspektiva euro-atlantike.

Siç njofton ministria, në iniciativë janë përfshirë mbi 500 persona të rinj të moshës midis 15 dhe 25 vjet për një  periudhë tre mujore. Aktivitetet janë zhvilluar në 16 komuna në të gjithë vendin.

Ministrja Trençevska dhe vëzhguesit në takim biseduan për përvojat e grumbulluara dhe nevojat nga ana e të rinjve nga ngjarjet e organizuara, të konceptuara si shëtitje.

Vëzhguesja Snezhana Jankoviq theksoi se atmosfera e këndshme që ishte e pranishme gjatë ngjarjeve garantoi një hapësirë të sigurt për çdo të ri që të mund të nxjerrë në pah sfidat me të cilat përballet dhe ndonjëherë edhe të ndajë një zgjidhje nga e cila mund të përfitojnë të pranishmit e tjerë.

Trençevska ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë tremujor, për rrugët inovative dhe aktivitetet e përgatitura nga vëzhguesit dhe për përfshirjen e tyre në pjesën logjistike të realizimit të aktiviteteve.

"Të rinj dhe të përkushtuar si ju duhet të jenë më shpesh të pranishëm në publik. Entuziazmi dhe dashuria juaj për punën duhet ta dallojë çdo të ri. Kjo është mënyra e vetme për të bërë ndryshime në shoqëri dhe e ardhmja qëndron tek ju të rinjtë", tha Trençevska.

Në fund të takimit janë shprehur dëshira për bashkëpunim të mëtejshëm dhe vazhdimësi të nismës "Walk and Talk" për shkak të efektit që kishte tek të rinjtë. rq/

Foto: MPPS

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR