• e premte, 22 nëntor 2024

Trençevska: Me propozime të përbashkëta deri në zgjidhje sistematike për jetë më të mirë për të gjithë pensionistët

Trençevska: Me propozime të përbashkëta deri në zgjidhje sistematike për jetë më të mirë për të gjithë pensionistët

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, realizoi takim me kryetarin e Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikollovski dhe përfaqësues të kësaj partie. Në takim u diskutua për kërkesat aktuale të pensionistëve për rritje të pensioneve, si dhe për zgjidhjet e mundshme që mund të sjellin cilësi më të mirë të jetës për kategoritë e rrezikuara të pensionistëve, kumtoi MPPS-ja.

Të pranishmit theksuan se rritja lineare do të kërcënojë stabilitetin e fondit pensional dhe marrjen e rregullt të pensioneve për 330 mijë pensionistë në vend.

"Në periudhën në vijim do të krijohen masa sociale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pensionistëve me të ardhura më të ulëta dhe do të punohet me përkushtim në Ligjin për pension minimal", theksoi Trençevska.

Nikolovski i prezantoi ministres propozimet e krijuara nga Partia e Pensionistëve që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së pensionistëve, ndërsa ministrja theksoi se e gjithë kjo do të merret parasysh dhe do të përfshihet në materialet e punës gjatë marrjes së vendimeve për pensionet.

Trençevska ftoi një përfaqësues nga Partia e Pensionistëve në takimin e parë të grupit punues që do të punojë për Ligjin për pension minimal dhe masat sociale, i cili do të mbahet më 6 shtator. ls/

Foto: MPPS-ja

QËNDRONI TË LIDHUR