• e diel, 22 dhjetor 2024

Trençevska: Janë dërguar letra te të gjitha kopshtet se si të veprohet në rast të ndonjë kërcënimi për bomba

Trençevska: Janë dërguar letra te të gjitha kopshtet se si të veprohet në rast të ndonjë kërcënimi për bomba

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska informoi se tashmë janë dërguar letra te të gjitha kopshtet si të veprohet dhe si të mbrohen fëmijët nga ndonjë kërcënim me bombë. 

"Ne veprojmë, nuk mendojmë. Tashmë janë dërguar letra te të gjitha kopshtet se si të veprohet dhe si të mbrohen nga çdo lloj kërcënimi. Kjo është bërë bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në pjesën e kopshteve se si t'i mbrojmë dhe në rast të ndonjë kërcënimi si sigurt të dalin fëmijët nga objektet", tha Trençevska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës "Uniforma, mburojë e cila nënkupton ndjeshmëri - lufta jonë e përditshme në dy fronte". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR