• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Fëmijët mbeten prioriteti ynë, njëherësh edhe bashkëpunimi me UNICEF-in

Trençevska: Fëmijët mbeten prioriteti ynë, njëherësh edhe bashkëpunimi me UNICEF-in

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot është takuar me përfaqësuesin e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricia DiXhovani me të cilën ka biseduar për prioritetet e ardhshme në bashkëpunimin mes ministrisë dhe UNICEF-it. 

"Trençevska dhe DiXhovani theksuan se Garancia për fëmijët do të jetë prioritet në periudhën e ardhshme pasi nga ai program pritet sukses i veçantë dhe përmirësim i cilësisë së jetës së fëmijëve në vend. Gjithashtu u diskutua për investimin në forcimin e kapaciteteve të stafit në kopshte në sferën e ushqyerjes së rregullt të fëmijëve në kopshte", njoftojnë nga MPPS-ja. 

Ministrja në takim theksoi se për momentin janë përforcuar kuadrot që planifikojnë të ushqyerit e fëmijëve në kopshte dhe se mbështetja e UNICEF-it në këtë pjesë do të kontribuojë realisht në përmbushjen e qëllimit të përbashkët.

Temë e bisedës ka qenë nisma “Walk and Talk” e cila përfundoi si një aktivitet pozitiv në të cilin u përfshinë më shumë se 500 të rinj. Trençevska theksoi se hapat e saja të ardhshme do të jenë promovimi i rëndësisë së shëndetit mendor tek të rinjtë, duke theksuar se është e një rëndësie të veçantë për të që t'i kthejë të rinjtë drejt një mirëqenie më të madhe që kontribuon në një cilësi më të mirë të jetës. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR