Trençevska: E forcojmë vlerën e përfshirjes si qëllimin tonë më të lartë
- Me rastin e 2 prillit, Ditës së ndërgjegjësimit për personat me autizëm, sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësues të Bankës Botërore, vizituan Qendrën e Terapisë Sensore “Në botën time” në Ohër.
- Post By Sara Ademi
- 18:04, 3 prill, 2023
Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Me rastin e 2 prillit, Ditës së ndërgjegjësimit për personat me autizëm, sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësues të Bankës Botërore, vizituan Qendrën e Terapisë Sensore “Në botën time” në Ohër.
"Është detyrë e jona si shoqëri të mos harrojmë asnjë pjesëtar të komunitetit tonë. Dallimet nuk duhet të jenë pengesë, por mundësi për të eksploruar potencialin që çdo individ mbart në vetvete dhe në mënyrë të tillë që secilit prej nesh ti shprehim veçoritë dhe aftësitë tona. Sot, pas 2 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, është një nder i veçantë për mua të theksoj se po e realizojmë angazhimin tonë për një shoqëri për të gjithë, për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët tanë dhe po rikonfirmojmë vlerën e përfshirjes si synimin tonë më të lartë dhe të konfirmojmë edhe një herë se përkushtimet tona janë të përditshme, jo vetëm në ditët që janë paraparë të shënohen", theksoi Trençevska.
Ministrja iu referua politikave dhe aktiviteteve në të cilat punon ministria, si rritja për 15 për qind e kompensimit në para të shtesës speciale, ulja e kufirit të përdorimit të kompensimit të përhershëm, si dhe për shërbimin e asistencës personale, ku përveç kufirit të reduktuar të moshës, përdorues të shërbimit të asistencës personale, janë edhe personat me aftësi të kufizuara të kombinuara nëse bazohet në një nga aftësitë e kufizuara.
Ajo theksoi se MPPS e zgjeron çdo ditë rrjetin e ofruesve të shërbimeve sociale, duke e rritur këtë numër. Deri më tani janë licencuar më shumë se 80 ofrues dhe janë lidhur 25 kontrata menaxheriale me ofrues të autorizuar të shërbimeve sociale.
Jam e sigurt se politikat për aftësi të kufizuara do të vazhdojnë të zhvillohen, si juridikisht ashtu edhe financiarisht dhe janë në drejtim të realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, theksoi Trençevska. sa/
Foto: MPPS