• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Trençevska: Drejtësi sociale ka kur mënjanohen barrierat në bazë të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe pengesës

Trençevska: Drejtësi sociale ka kur mënjanohen barrierat në bazë të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe pengesës

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të drejtësisë sociale pati ditë të hapur për vizitë me qytetarë të kategorive të ndjeshme.

Me atë rast ajo porositi se, drejtësi soaciale kemi kur janë mënjanuar barrierat me të cilat përballemi në bazë të gjinisë, moshës, përkatësisë etenike dhe pengesës.

"Kur flasim për drejtësi sociale, flasim pë të gjitha politikat dhe masat të cilat do të thonë punësim, çrrënjosje të varfërisë, përfshirjes sociale, ndërtim të një shoqërie më të drejtë dhe të vërtetë humane për të gjithë qytetarët tanë", nënvizoi Trençevska.

Siç informojnë nga MPPS, në takim me Anabela dhe Gorde të cilat jetojnë në njëitë banesore të OJQ "Poraka-Vollkovo", u bisedua për jetesën në bashkësi. për angazhimin e tyre në shitjen e revistës "Ballë për ballë", për përditshmërinë dhe  shoqërimin me anëtarët e tjerë nga Shoqata, për dëshirat e tyre dhe planet.

Përmes procesit të deinstitucionalizimit në shtetin tonë janë vendosur 53 njësi banesore për jetesë me mbështetje për fëmijë dhe persona me pengesa. Në periudhën në vijim është planifikuar hapja e tre njësive banesore në Shkup në suaza të Institucionit publik Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve. procesi posaçërisht intensifikohet nga vendosja e reformës sociale.

Ministrja Trençevska u takua me një nga gratë viktima të dhunës familjare, e cila pas dhunës nga bashkëshorti i saj, ishte kujdesur dhe mbrojtur në strehimore. Gjatë qëndrimit të saj në qendrën për viktima të dhunës familjare, i është ofruar mbështetje psikosociale, si dhe mbështetje rreth përforcimit të kapaciteteve të saj dhe rreth punësimit. Sot, thonë nga MPPS, ajo jeton lirshëm, punon dhe kujdeset për fëmijën e saj.

Qëllimi është serviset e specializuara të jenë të kapshme në tërë territorin e shtetit. Qendra për viktima të dhunës familjare dhe dhunës së bazuar gjinore (strehim) nën MPPS janë 9, dhe 5 nga sektori civil. I mbulojnë të gjitha 8 rajonet planore të RMV-së.

Për vizitë në kabinet ishte edhe një grua - pa shtëpi të veten, e cila tashmë disa vite është vendosur në Qendrën për persona të pastrehë në Saraj, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur. Këtu ata, krahas kulmit mbi kokë, marrin edhe tre shujta, pako higjienike, barëra, pajisje shkollore. Të dy grave iu cek se mund të aplikojnë edh epër banesë sociale të ciëlën e  siguron Qeveria për kategori të ndjeshme të qytetarëve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR